Vrau kushëririn 28-vjeç për një plep, Gjykata merr këtë vendim për autorin

Publikuar tek: aktualitet, më 15:07 13-01-2017 Vrau kushëririn 28-vjeç për një plep, Gjykata merr këtë vendim për autorin Xhevdet Saraci

Përfiton nga gjykimi i shkurtuar dhe i ulet dënimi me 35 vite. Xhavit Saraçi, autori që vrau kushëririn e tij 28 vjeçar Isuf Xhani, do të vuajë 35 vite burg duke i shpëtuar kështu dënimit të përjetshëm për prerjen e një plepi në fshatin Luz të Madh në Kavajë.

Isuf Xhani mbrojti kushëririn e tij Marjo Xhani nga plumbat dhe mbeti vetë i vrarë në momentin kur autori qëlloi drejt dy kushërinjve.

NGJARJA SIPAS PROKURORISË

Në dosjen e prokurorisë thuhet se: Në datë 04.01.2016, Komisariati i Policisë Kavajë është vënë në dijeni në lidhje me një ngjarje kriminale të ndodhur në fshatin Luz i Madh Kavajë. Nga hetimet paraprake ka rezultuar se është vrarë me armë zjarri Isuf Xhani si edhe është tentuar të vritet shtetasi Marjo Xhani. Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta, ku viktima Isuf Xhani dhe kushëriri i tij, Mario Xhani kishin prerë një dru plepi që ndodhej në tokën e autorit Xhavit Saraçi.

Fillimisht kanë bërë fjalë me njëri-tjetrin dhe më pas autori ka shkuar në banesën e tij, ka marrë armën që mbante pa leje dhe në momentet që të dy shtetasit e mësipërm janë afruar pranë banesës, autori u ka dalë përpara dhe në distancë ka qëlluar në drejtim të tyre nga ku ka mbetur i vrarë Isuf Xhani. Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, në banesë Xhavit Saraçit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale shtatë gëzhoja armë zjarri model 56 të kalibrit 7.62 mm, ndërsa në banesën e të arrestuarit u gjet arma e krimit, një pushkë gjysmë automatike model 56 me numër YIO 190K, me tre fishekë në gushë.

Gjatë kryerjes së veprimeve të para hetimore dhe pyetjes së dëshmitarëve, ka rezultuar se shtetasi Xhevat Sarcaçi ditën e ngjarjes ka debatuar me shtetasit Isuf dhe Mario Xhani në lidhje me prerjen e një peme plepi nga dy kushërinjtë. Më pas ka shkuar në banesë, ka marrë armën e zjarrit dhe ka qëlluar disa herë në drejtim të shtetasve Isuf dhe Mario Xhani, ku si pasojë ka gjetur vdekjen shtetasi Isuf, ndërsa shtetasi Mario ka shpëtuar për shkak se i është hedhur në mbrojtje Isufi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Digjet lokali i ish-zyrtarit të PD: Presion, jemi në prag fushate
“Porsche” përplaset me “Benz”-in dhe përmbyset në rrugë (Foto nga aksidenti) »
Article Logic
Execution time: 0.01112699508667
array(1) { ["section"]=> string(79) "vrau-kusheririn-28-vjec-per-nje-plep-gjykata-merr-kete-vendim-per-autorin-65424" }