Vrau me sende të forta 57-vjeçarin, zbardhet dëshmia e autorit: Më preku në nder, u vetëmbrojta s'kisha rrugë tjetër

Publikuar tek: aktualitet, më 10:53 06-08-2020 Vrau me sende të forta 57-vjeçarin, zbardhet dëshmia e autorit: Më preku në nder, u vetëmbrojta s'kisha rrugë tjetër Autori

Zbardhet dëshmia e 33 vjeçarit Mihal Thimjo, i cili vrau me sende të forta 57-vjeçarit Gëzim Saraçi në Gjirokastër.

33-vjeçari para policisë është shprehur se Saraçi e ka ofenduar, madje ka qenë pikërisht ai që e ka qëlluar i pari.

Ndër të tjera autori është shprehur se e ka qëlluar 57-vjeçarin për vetëmbrojtje.

"Gëzim Saraçi më preku në nder. Më goditi kur i thash se ne kaurët  jemi të zotët të bëjmë lekë me djersë. Askujt nuk i kemi vjedhur si juve. Ai u bë si bishë, donte të më përpinte të gjithin. Unë u mbrojta, e kishte tepruar me pijen në restorant, por nuk ishte i dehur. As unë nuk isha i dehur. Unë u vetëmbrojta, s'kishte rrugë tjetër", mësohet të jetë thënë ai.

Kujtojmë që ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme.

Shkak i vrasjes është bërë një sherr që ka filluar mes tyre, pasi janë kthyer nga një drekë ku kishin qenë së bashku në Poliçan të Zagorisë.

Ka qenë 57-vjeçari Saraçi ai që e ka goditur i pari autorin, i cili është kundërpërgjigjur duke e goditur me levë. Edhe vet autori është i plagosur në shpatull dhe në këmbë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011801958084106
array(1) { ["section"]=> string(120) "vrau-me-sende-te-forta-57-vjecarin-zbardhet-deshmia-e-autorit-me-preku-ne-nder-u-vetembrojta-s-kisha-rruge-tjeter-216255" }