Vrau me thikë gjyshen, 21-vjeçari pranon krimin: Kishim debate të vazhdueshme…

Publikuar tek: aktualitet, më 08:29 28-09-2018 Vrau me thikë gjyshen, 21-vjeçari pranon krimin: Kishim debate të vazhdueshme… Foto ilustruese

21 vjeçari i arrestuar dje në Durrës pasi akuzohet për vrasjen e gjyshes së tij Floresha Shkurti, ka pranuar krimin në polici.

“E godita në gjaknxehtësi e sipër. Me gjyshen kishim debate të vazhdueshme, pasi jetonim të ndarë brenda shtëpisë”, ka dëshmuar Redmon Gruda.

Krimi makabër ndodhi dje në banesën e të moshuarës në lagjen 16 në Durrës.

Sipas News24, pasi u shoqërua në polici, i riu rrëfeu para hetuesve të çështjes se pas vdekjes së babait, ai dhe nëna e tij ishin detyruar që të jetonin tek gjyshja, me të cilën thotë se kishin debate të vazhdueshme.

“Që kur vdiq babai nuk kemi shkuar mirë me gjyshen. Dje kemi patur një debat që çoi në këtë akt ekstrem”, tha i riu.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.32285904884338
array(1) { ["section"]=> string(82) "vrau-me-thike-gjyshen-21-vjecari-pranon-krimin-kishim-debate-te-vazhdueshme-135876" }