Dritan Sulollari, shqiptari që vrau me thikë gruan e tij Migena Këllezi, kur ka dëshmuar para autoriteteve italiane ka thënë nuk e mban mend momentin kur qëlloi me thikë gruan e tij.
“Nuk mbaj mend si e qëllova me thikë. Di që ishim duke u zënë, djali thirri nga dhoma tjetër. Sherri nisi për shkaqe që ziheshim gjithmonë. Ajo më thoshte pse rri në shtëpi dhe nuk punon, ka treguar ai.