Gjykata italiane ka shpallur të pafajshme nënën shqiptare që vrau tre vajzat e saj. Edlira Çopa në mars të vitit 2014 ka vrarë me thikë, tre vajzat e saj gjatë kohës që po flinin gjumë , pas gjendjes së rënduar psikologjike për shkak të divorcit me bashkëshortin.
Trupa gjykuese që mori vendimin e ka cilësuar “me probleme mendore” 38 vjeçaren shqiptare.
Ajo do të reahabilitohet për 10 vite në një strukturë psikiatrike. Çopa nuk ka qenë e pranishme në gjykatë në kohën kur u dha vendimi.