Vrau nusen me levë në kokë, zbardhet dëshmia e vjehrrit në polici: Ajo më…

Publikuar tek: aktualitet, më 08:17 04-05-2017 Vrau nusen me levë në kokë, zbardhet dëshmia e vjehrrit në polici: Ajo më…

Zbardhet dëshmia e Ndoc Totes, vjehrrit që vrau nusen e djalit. Ai u prangos rreth 2 orë pas ngjarjes pa bërë rezistencë në një zonë të pyllëzuar, rreth 2 km larg banesës së tij.

75-­vjeçari u dërgua në ambientet e Komisariatit të Policisë Kurbin, ndërsa oficeret e Policisë nisen marrjen në pyetje të tij për të zbuluar më shumë mbi krimin e ndodhur. Ndoca Tota ka pranuar krimin duke shprehur pendesë për atë që kishte ndodhur.

Sipas tij, e gjitha kishte ndodhur në gjaknxehtësi e sipër dhe se kjo situatë kishte ardhur si rrjedhojë e konflikteve të vazhdueshme mes tij dhe nuses së djalit. Por, pavarësisht këtij pretendimi, policia bën të ditur se nuk ka pasur ndonjëherë denoncim në komisariat për konflikte mes tyre. Në kushte të tronditjes së rëndë psikologjike, 75­ vjeçari ka deklaruar se nëna e dy fëmijëve nuk u përgjigjej kërkesave të tij për përkujdesje si dhe shfaqte ndaj tij mospërfillje. Ky ka qenë edhe shkaku që në orët e para të së mërkurës mes tyre të nisë një debat. Më pas konflikti është përshkallëzuar, ku 75-­vjeçari e ka goditur me një levë hekuri në kokë, duke e lënë të vdekur në vend, shkruan panorama.

“Nuk desha ta vras nusen e djalit, por gjithçka ka ndodhur në gjaknxehtësi e sipër pas një debati që patëm”, është shprehur Ndoc Tota, shkruan “Panorama”. “Me nusen kam pasur vazhdimisht konflikte, pasi ajo nuk më shërbente siç duhet dhe më shpërfillte si vjehërr”, ka përfunduar në dëshminë e Totes. Nisur nga fakti se momentalisht 75-­vjeçari ndodhet në kushtet e tronditjes së rëndë psikologjike, Ndoc Tota do të merret sërish në pyetje në ditën në vijim, për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes së rëndë. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kultivonte kanabis në banesë, pranga fierakut dhe procedim penal për të shoqen (FOTO)
Pasqyrimi i fushatës zgjedhore, Avokati i Popullit rekomandim KQZ-së: Media s’mund të diktohet në përmbushjen e misionit publik »
Article Logic
Execution time: 0.011461973190308
array(1) { ["section"]=> string(77) "vrau-nusen-me-leve-ne-koke-zbardhet-deshmia-e-vjehrrit-ne-polici-ajo-me-77413" }