Vrau prindërit, dy vëllezërit dhe veten, detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Kosovë (Foto)

Publikuar tek: rajon, më 18:49 18-02-2020 Vrau prindërit, dy vëllezërit dhe veten, detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Kosovë (Foto)

Detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Gjilan, ku policja Valdete Bllaca vrau prindërit, dy vëllezërit dhe në fund veten.

Policia e Gjilanit ka reaguar duke dhënë informacion, ndërsa bën me dije se policja nuk ishte e pezulluar për shkak të problemeve mendore, siç ishte aluduar në media.

“Valdete Bllaca ishte zyrtare aktive e forcave të policisë, pra nuk ka qenë e pezulluar”, deklaroi nënkoloneli Remzi Azemi. Valdete Bllaca dyshohet se i ka marrë jetën dy prindërve Zeqir Bllaca 70-vjeçar dhe Hanife Bllaca 66 vjeçe si dhe vëllezërve Blerim Bllaca 33-vjeçar dhe Fisnik Bllaca 34-vjeçar. Vetë policja ishte 45 vjeç.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri deklaroi se familja që u shua në mënyrë tragjike ishte e ndershme dhe s’ka pasur probleme me njeri. Ai tha se në nder të kësaj familjeje, në Gjilan do të shpallet një ditë zie.

sdfsdfedh4h4h_copy.jpg

Autorja e dyshuar Valdete Bllaca

sfsdfwf3gf_copy.jpg

Viktimat Blerim Bllaca 33-vjeçar dhe Fisnik Bllaca 34-vjeçar

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0087502002716064
array(1) { ["section"]=> string(95) "vrau-prinderit-dy-vellezerit-dhe-veten-detaje-te-reja-nga-ngjarja-e-rende-ne-kosove-foto-195662" }