Vrau pronarin në Angli, gjykata vendos të ekstradojë 23-vjeçarin shqiptar drejt Londrës (EMRI)

Publikuar tek: aktualitet, më 13:50 15-04-2019 Vrau pronarin në Angli, gjykata vendos të ekstradojë 23-vjeçarin shqiptar drejt Londrës (EMRI)

Gjykata e Durrësit ka vendosur për ekstradimin e Elton Sefës në Angli.

Sefa akuzohet se ka vrarë punëdhënësin e tij në Londër John Ëoodëard. 23-vjeccari u arrestua më 2 mars me qëllim ekstradimi.

Stefa ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje.

 Viktima, John Woodward, 47 vjeç, u gjet i vdekur poshtë një godine, në të cilën po punonte bashkë me shqiptarin. Policia në Londër ka provuar se Sefa e ka goditur 47- vjeçarin disa herë me sende të forta në kokë dhe më pas e ka hedhur nga çatia.

Në kohën që kreu krimin, Elton Sefa punonte për riparimin e një çatie të një ndërtese në “Hatton Garden”, në Londër. Siç shkruajnë mediat britanike, krimi kishte ndodhur pas një zënke për motive të dobëta. Sipas ekspertëve mjeko-ligjorë, shkaku i vdekjes së John Woodward ishin traumat e shkaktuara nga goditjet në kokë.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.006760835647583
array(1) { ["section"]=> string(98) "vrau-pronarin-ne-angli-gjykata-vendos-te-ekstradoje-23-vjecarin-shqiptar-drejt-londres-emri-160511" }