Vrau senegalezin në Itali, shqiptari kishte haluçinacione nga përdorimi i kokainës (Video e arrestimit)

Publikuar tek: aktualitet, më 15:45 20-05-2019 Vrau senegalezin në Itali, shqiptari kishte haluçinacione nga përdorimi i kokainës (Video e arrestimit)

E vrava për shkak të haluçinacioneve nga përdorimi i kokainës. Kështu deklaroi shqiptari që qëlloi për vdekje një senegalez, e tashmë versionin e tij e konfirmon edhe psikiatri italian.

Në 27 prill të 2018-ës, shqiptari Genard Llanaj qëlloi për vdekje 26-vjeçarin nga Senegali Makha Niang me profesion kuzhinier. Ngjarja e rëndë ndodhi në një plazh në Via Coletti, dhe sipas gjykatësit, shqiptari ndodhej aty rastësisht. Ai nisi të kishte haluçinacione nga përdorimi i kokainë dhe e pa senegalezin si një armik.

Shqiptari kishte më shumë se 8 vite që përdorte kokainë dhe ndjehej i “rrethuar nga armiq”. Ai ishte larguar vite më parë nga Shqipëria pas vdekjes së dajos së tij.

Sipas analizës të urdhëruar nga gjykata, Llanaj vuan nga probleme psikotike të shkaktuar nga droga. Ai është paranojak dhe delirant. Por raporti i paraqitur nga avokati i tij shqiptar u kundërshtua nga prokurori italian. Ai tha se vrasja është kryer me gjakftohtësi dhe viktima nuk ishte në vendin dhe kohën e gabuar.

Seanca gjyqësore e radhës është caktuar në datën 30 maj. /Newsbomb.al.

Video e arrestimit:

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.034905910491943
array(1) { ["section"]=> string(107) "vrau-senegalezin-ne-itali-shqiptari-kishte-halucinacione-nga-perdorimi-i-kokaines-video-e-arrestimit-165007" }