Në foto autori, Kristian Shkambi
Një ngjarje e rëndë tronditi Shkodrën mbrëmë në orët e vona. Një 23-vjeçar mbeti i vrarë, pasi shoku i tij e goditi me thikë për vdekje. Ngjarja ndodhi në fshatin Hot i Ri të Shkodrës.
Burime bënë me dije se viktima është Kolë Fermosi, 23 vjeç dhe autori Kristian Shkambi, 24 vjeç.
24-vjeçari që shihni në foto i mori jetën shokut të tij duke e goditur me thikë pas një konflikti për motive të dobëta.
Viktima dhe autori ishin shokë me njëri-tjetrin. Mësohet se në pije e siper ata kanë debatuar me njëri –tjetrin, kjo është bërë shkak që debati të degradoi në vrasje.
23-vjeçari Fermosi mbeti i vdekur në vend, ndërsa autori u arretsua nga policia pak metra nga vendi i ngjarjes.