Vrau shokun për 30 mijë franga, gjykata burg të përjetshëm shqiptarit

Publikuar tek: bota, më 18:21 19-04-2016 Vrau shokun për 30 mijë franga, gjykata burg të përjetshëm shqiptarit

Gjykata e Qarkut në Affoltern am Albis (Kantoni i Zyrihut) në Zvicër ka dhënë sot dënimin maksimal, me burg të përjetshëm dhe kujdestari po ashtu të përjetshme shqiptarit 39 vjeçar për vrasjen e bashkatdhetarit të tij, shrkuajnë mediet zvicerane. Kjo vrasje e cilësuar si vrasje e rëndë është bërë për shkak të një borxhi prej 30 mijë frangash.

Ai përveç dënimit me burg duhet të paguajë dëmshpërblim prej 60 mijë frangash të vejës së viktimës.

Sipas gjykatës, shqiptari 39 vjeçar në viti 2009 ka ekzekutuar me armw nga afërsia ish shokun e tij në Boonstetten (Zyrih) kur ai ndodhej brenda në makinë, shkruan albinfo.ch. Pasi e ka vrarë, ai e ka hedhur viktimën në një përrua. Një kalimtare rasti e ka gjetur një ditë më vonë. Tri javë pas vrasjes, personi në fjalë është arrestuar dhe prej atëherë mbahet në burg.

I akuzuari gjatë gjithë kohës ka kundërshtuar duke thënë se nuk është fajtor për asgjë. Sipas tij nuk ka dëshmi për vrasjen. Por ndryshe kanë menduar prokuroria dhe gjykata. Ato janë mbështetur në dëhminë e ish partneres së të akuzuarit për vrasje, e cila ka qenë dëshmitare pasi që ka qenë ulur në ulësen e mbrapme të makinës.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.059789896011353
array(1) { ["section"]=> string(74) "vrau-shokun-per-30-mije-franga-gjykata-burg-te-perjetshem-shqiptarit-38098" }