Vrau të atin me sëpatë, Gjykata merr vendim për vrasësin në Memaliaj

Publikuar tek: aktualitet, më 12:11 05-09-2019 Vrau të atin me sëpatë, Gjykata merr vendim për vrasësin në Memaliaj Arjan Shahaj, vrasësi i babait të tij duke u shoqëruar nga policia

Arjan Shahaj, 35-vjeçari i cili vrau të atin me sëpatë në fshatin Shalë të Memaliajt është lënë në burg nga Gjykata e Gjirokastër për aktin makabër.

Pas pretendimeve se është shtruar dy herë në spital për probleme mendore, prokurorët pranuan që 35-vjeçari t’i nënshrohet një ekspertize psikike.

Në seancën gjyqësore, vrasësi deklaroi se viktima Iljaz Shahaj e dhunonte fizikisht në mënyrë të vazhdueshme. Debati mes tyre nisi pasi 77-vjeçari Shahaj i kërkoi të birit të mos ndiqte vajzën B.C., për të cilën familjarët e saj ishin ankuar te familja Shahaj.

Vite më parë Shahaj kishte tentuar të vriste dy persona: në 1998 rrezikoi të vriste një bashkëfshatarin e tij kurse 5 vite më vonë tentoi të vriste të ëmën.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Basha për raportin e OSBE/ODIHR: Autopsi e ‘kufomës’ së shtetit, duhet reformë e thellë zgjedhore dhe politike
Makina me shpejtësi skëterrë aksidenton tre persona dhe vret 70 bagëti, qytetari i drejtohet Ramës (MESAZHET) »
Article Logic
Execution time: 0.012661218643188
array(1) { ["section"]=> string(74) "vrau-te-atin-me-sepate-gjykata-merr-vendim-per-vrasesin-ne-memaliaj-177394" }