Vrau vëllain, arrestohet 38-vjeçari në Shkodër (Si tentuan të fshihnin ngjarjen familjarët)

Publikuar tek: aktualitet, më 16:37 21-02-2020 Vrau vëllain, arrestohet 38-vjeçari në Shkodër (Si tentuan të fshihnin ngjarjen familjarët)

Arrestohet në Shkodër, 38-vjeçari M.Sh., i shpallur në këkim për vrasjen e vëllait të tij.

Nga shërbimet e PKK Hani i Hotit, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, gjatë kontrollit të imtësishëm në  dalje të Republikës së Shqipërisë është ndaluar personi i shpallur në kërkim, shtetasi M. Sh., 38 vjeç, banues në Shkodër.

Policia bën me dije se, më datë 17.02.2020, Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” në mungesë, për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare, e kryer në bashkëpunim”, pasi në përfundim të hetimeve të bëra dhe në bazë të provave ligjore të siguruara, dyshohet se më datë 23.04.2014 ka vrarë vëllanë e tij, shtetasin K. Sh., i cili në momentet e para  është deklaruar nga familjarët si i vetëvarur.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0089030265808105
array(1) { ["section"]=> string(95) "vrau-vellain-arrestohet-38-vjecari-ne-shkoder-si-tentuan-te-fshihnin-ngjarjen-familjaret-195980" }