Vrau vjehrrën, shtyhet vendimi për Marjana Çmetën, shkak prokurori Besnik Muçi

Publikuar tek: aktualitet, më 09:37 21-10-2019 Vrau vjehrrën, shtyhet vendimi për Marjana Çmetën, shkak prokurori Besnik Muçi

Gjykata e Krimeve të Rënda ka shtyrë vendimin për Marjana Çmetën, e cila akuzohet për vrasjen e vjehrrës së saj.

Mësohet se shkak për shtyrjen është bërë mungesa në seancë e prokurorit Besnik Muçi. Ky i fundit u emërua nga Presidenti Ilir Meta pak ditë më parë si anëtar i Gjykatës Kushtetuese.

Ndërkaq, Krimet e Rënda nuk janë njoftuar ende për prokurorin zëvendësues dhe kjo ka bërë të shtyhet seanca për Marjana Çmetën.

Po ashtu edhe avokatët mbrojtës kanë kërkuar kohë pasi kanë nisur disa kërkesa, por ende nuk kanë marrë përgjigje nga institucionet. Në senacën e sotme ishte e pranishme vetë e pandehura.

Marjana Çmeta akuzohet për vrasje për shkak të marredhënieve familjare. Dy vite më parë, dyshohet që ajo të ketë helmuar e më pas mbytur vjehrren e saj, Lirie Lami. Seanca e radhës, ku pritet të bëhet mbrojtja dhe të jepet vendimi, do të mbahet me 4 nëntor ora 9:00. Ndërsa Prokuroria kërkoi 35 vite burg.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023256063461304
array(1) { ["section"]=> string(83) "vrau-vjehrren-shtyhet-vendimi-per-marjana-cmeten-shkak-prokurori-besnik-muci-182861" }