Vrau vjehrrin dhe plagosi vjehrrën, Prokuroria mbyll hetimet për Altin Sulkun

Publikuar tek: aktualitet, më 12:28 01-08-2015 Vrau vjehrrin dhe plagosi vjehrrën, Prokuroria mbyll hetimet për Altin Sulkun Altin Sulku, i akuzuar

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe dërgon për gjykim kërkesën për shtetasin Altin Sulku, i akuzuar për vrasjen e ish-vjehrrit të tij, Lutfi Xhaferri dhe plagosjen e ish-vjehrrës, Naime Xhaferri.

Ngjarja ka ndodhur më17.05.2015, në Kashar të Tiranës, ndërsa Prokuroria bën me dije se është dërguar për gjykim edhe babai i Altin Sulku, shtetasi Skënder Sulku, i akuzuar për “armëmbajtje pa leje”, pasi gjatë kontrollit policor për arrestimin e të birit për krimin e kryer, në shtëpinë e tij janë gjetur 170 plumba automatiku.

Prokuroria njofton se hetimi për të pandehurit, i cili është zhvilluar nën masën e sigurisë “arrest me burg” për Altin Sulkun dhe “detyrim paraqitje” për babanë e tij.

Ngjarja sipas Prokurorisë

“Sipas deklarimeve të dëshmitares okulare, të të dëmtuarës Naime Xhaferri, mëngjesin e dt. 17.05.2015, i pandehuri Altin Sulku u ka dalë para bashkëshortëve Xhaferri, ish-vjehrrëve të tyre, dhe u ka thënë që “ju më keni qëlluar mbrëmë në darkë me armë te shtëpia”. Pavarësisht se kjo akuzë është hedhur poshtë menjëherë nga shtetasi Lutfi Xhaferri, i pandehuri ka qëlluar menjëherë me automatik, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Në këtë moment, shtetasja Naime Xhaferri ka tentuar t’i marrë armën, por është goditur me plumb në dorë. Më pas autori është larguar nga vendi i ngjarjes dhe është arrestuar disa orë më vonë nga ana e forcave të Policisë së Shtetit”, thuhet në deklaratën e Prokurorisë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kapshticë, dogana greke bën seleksionime në rradhë. Ankohen udhëtarët: Në pritje prej disa orësh
Drogë në bagazhin e Opel Corsa, arrestohet shqiptari, vlera e kokainës 500 mijë Euro »
Article Logic
Execution time: 0.011162996292114
array(1) { ["section"]=> string(82) "vrau-vjehrrin-dhe-plagosi-vjehrren-prokuroria-mbyll-hetimet-per-altin-sulkun-17491" }