Vret me sëpatë gruan, zbardhet shkaku i krimit makabër

Publikuar tek: aktualitet, më 18:42 26-04-2017 Vret me sëpatë gruan, zbardhet shkaku i krimit makabër

Visel Dervishi ka dalë para gjykatës së Gjykatës së Krimeve të Rënda për të dhënë llogari për vrasjen e bashkëshortes së tij me sëpatë.

74-vjecari e ka pranuar vrasjen e bashkëshortes së tij, Shazivare (Merja) dhe më pas ka treguar arsyen se pse e ka bërë një gjë të tillë. Dervishi deklaroi para gjykatësve se e vrau gruan e tij pas një debati të ashpër për qiranë e dhomave të plazhit.

“Bëmë debat për qiratë e dhomave të plazhit. Gruaja nuk i mori paratë e një natë një familjeje kosovare. U zumë dhe ajo më ofendoi më fjalë të rënda. Më pas kapi sëpatën dhe u drejtua nga unë. Ja mora me forcë dhe dhe e godita tri here. Ajo ndërroi jetë. Dua të them që nuk kisha qëllim ta vrisja, por ndodhi…”, ka shpjeguar ndër të tjera Dervishi shkruan Balkanweb.

Veli Dervishi do të përgjigjet për akuzën e “vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare” dhe rrezikon një dënim tejet të rëndë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Largimi i mundshëm? Fill pas Ilir Metës, Denar Biba në zyrën e kryeministrit Rama
Identifikohen dy vajzat me “Smart”, takuan Dalipajn e Dautin para se të vriteshin (Zbardhet dëshmia) »
Article Logic
Execution time: 0.011641979217529
array(1) { ["section"]=> string(59) "vret-me-sepate-gruan-zbardhet-shkaku-e-krimit-makaber-76546" }