Një ngjarje e rëndë raportohet nga Policia e Tiranës. Një person i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë me armë zjarri automatik në banesë.
Sipas policisë, më datë 05.01.2017, rreth orës 09:30, në rrugën Ibrahim Brahja në banesë, shtetasi E. B., 74 vjeç, ka vrarë veten me armë zjarri Automatik model 56, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme. Parashikuar nga Nenet 99 dhe 278/2 të Kodit Penal.