Vriten në atentat drejtori i OSHEE në Vlorë dhe pronari i televizionit lokal

Publikuar tek: aktualitet, më 19:28 24-05-2017 Vriten në atentat drejtori i OSHEE në Vlorë dhe pronari i televizionit lokal

Roland Saliu, drejtori i OSHEE në Vlorë dhe pronari i televizionit lokal "Vlora Channel", Erven Hyseni janë vrarë pasditen e sotme në një atentat mafioz me armë zjarri pranë një lokali në “Sheshin Flamuri”.

Ngjarja e rëndë që ka tronditur qytetin bregdetar ka ndodhur rreth orës 19:40, kur persona të armatosur kanë qëlluar në drejtim të Hysenit dhe Saliut. Drejtori i OSHEE ka ndërruar jetë në vendngjarje dhe dyshohet të jetë vrarë aksidentalisht.

Nga plumbat ka mbetur i plagosur biznesmeni Erven Hyseni, pronar i lokalit ku ndodhi vrasja dhe i televizionit "Vlora Channel". Hyseni ka ndërruar jetë disa minuta më pas në Spitalin Rajonal të Vlorës.

trt345y35y54y5y.jpg

Forca të shumta policie kanë rrethuar zonën ndërsa janë ngritur postblloqe në rrugët dalëse të qytetit.

Sipas raportimeve autorët janë larguar në drejtim të fshatit Panaja ku kanë braktisur makinën dhe i kanë vënë zjarrin. Dyshohet se ngjarja ka lidhje me një atentat për larje hesapesh dhe dyshohet se shënjestra e atentatit ka qenë biznesmeni Erven Hyseni.

ert45by4r5tyu5y5.jpg

Informacion paraprak nga Policia:

Rreth orës 19:40, në "Sheshin e Flamurit" Vlorë është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një lokali.

Për pasojë kanë mbetur të vdekur 2 shtetas:

1- R.S., Drejtor i OSHEE-së

2- E.H., i cili ka ndërruar jetë disa minuta më pas në Spitalin Rajonal Vlorë.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur pranë një lokali aty pranë sheshit, ku autorët pasi kanë qëlluar me armë zjarri të dyshuar "Automatik" janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Po punohet për zbulimin e gjeneraliteteve të plota të viktimave.

Policia ka ngritur pika kontrolli në qytet, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer veprimet e mëtejshme proceduriale.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Atentat te "Sheshi i Flamurit", vritet drejtori i OSHEE në Vlorë
Mogherini reshton kryeministrat e Ballkanit Perëndimor »
Article Logic
Execution time: 0.011389970779419
array(1) { ["section"]=> string(82) "vriten-ne-atentat-drejtori-i-oshee-ne-vlore-dhe-pronari-i-televizionit-lokal-79841" }