Vritet gjatë një atentati në Rusi, ish-zv/kryeministri Nemtsov

Publikuar tek: bota, më 00:09 28-02-2015 Vritet gjatë një atentati në Rusi, ish-zv/kryeministri Nemtsov

Ish-zëvendëskryeministri rus Boris Nemtsov dhe njëkohësisht një prej lidërve kryesor të opozitës në Rusi është vrarë mbrëmjen e sotme në qendër të Moskës.

Persona të paidentifikuar kanë qëlluar mbi Nemtsov katër herë dhe më pas janë larguar me shpejtësi. Atentati ka ndodhur në afërsi të Kremlinit, gjatë kohës që 55 vjeçari ishte duke ecur në këmbë i shoqëruar nga një grua.

Disa persona kanë dal nga një makinë duke shtënë në drejtim të tij.

Boris Nemtsov, klasifikohej si një prej eksponentëve më të rëndësishëm të opozitës së sotme ruse dhe kundërshtar i fuqishëm i presidentit Vladimir Putin.

Ai ka mbajtur postin e zëvendëskryeministrit gjatë periudhës 1997-1998, gjatë kohës që kryeministër ishte Viktor Chernomyrdin dhe president Boris Yeltsin.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026827096939087
array(1) { ["section"]=> string(66) "vritet-gjate-nje-atentati-ne-rusi-ish-zv-kryeministri-nemtsov-4621" }