Vritet i dyshuari për sulmet terroriste në Danimarkë

Publikuar tek: bota, më 07:56 15-02-2015 Vritet i dyshuari për sulmet terroriste në Danimarkë

Policia e Kopenhagenit njoftoi se ka vrarë në orët e para të mëngjesit, një person i cili qëlloi mbi ta në një stacion treni dhe po hetohet nëse personi ka lidhje me dy të shtënat e mëparshme në një konferencë dhe në sinagogë.

Si pasojë e të shtënave mbetën të vdekur 2 persona dhe 5 të tjerë u plagosën duke përhapur frikën se një valë terrori po përhapej në qytet. Policia njoftoi sot se personi i cili u qëllua në kokë në Kopenhagen pranë një sinagoge humbi jetën.

Të shtënat në sinagogë ndodhën disa orë më vonë pasi një person qëlloi gjatë një konference të fjalës së lirë në qytetin danez.

Kryeministri danez Helle Thornin-Schmidt tha se ky është një sulm tërrorist dhe i motivuar politikisht.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.037302017211914
array(1) { ["section"]=> string(57) "vritet-i-dyshuari-per-sulmet-terroriste-ne-danimarke-3367" }