Menjëherë pas vrasjes së Komandantit të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në Shkodër, Simon Gjetës, Drejtori i përgjithshëm i Policisë së shtetit, zëvendësdrejtori dhe drejtori i përgjithshëm i Sigurisë Publike janë nisur me urgjencë drejt Shkodrës.
Haki Çako, Ardian Çipa dhe Altin Qato kanë shkuar në vendngjarje ku pritet arrestimi i autorit që sipas informacioneve gjendet i fshehur në banesë. Efektivët kanë marrë urdhër të ndërhyjnë me forcë për arrestimin e Ruzhdi Aishtës.
Komandanti i FNSH vdiq gjatë një aksioni për arrestimin e Ruzhdi Aishta i cili disa minuta më parë kishte plagosur 21 vjeçarin Besar Sherbela. Forcat RENEA janë angazhuar për kapjen e autorit i cili prej disa vitesh ka ardhur të jetojë në Oblik të Shkodrës. Dyshohet se është person me probleme mendore.
Lexo edhe: Vritet komandanti i FNSH në Shkodër, shkoi të arrestonte autorin që plagosi 21 vjeçarin