Vritet kryebashkiaku 2 orë pasi mori detyrën

Publikuar tek: bota, më 12:49 02-01-2019 Vritet kryebashkiaku 2 orë pasi mori detyrën

Kryebashkiaku i Tlaxiaco, qytet në Meksikë është qëlluar për vdekje, 2 orë pasi mori detyrën.

Alejandro Aparicio po shkonte të kreynte inspektimin pas betimit, ndërsa është qëlluar me armë. Kryebashkiaku u dërgua menjëherë në spital, por nuk mundi t'u shpëtronte plagëve.

Aparicio ishte pjesë e partisë së presidentit të Meksikës Andrez Emanuel Lopez Obrador.

Ngjarje të tilla në Meksikë vijojnë të përsëriten.

Nga shtatori i vitit 2017 deri në gusht të vitit 2018 janë sulmuar 850 politikanë, ndërsa 175 prej tyre kanë vdekur.  

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012579917907715
array(1) { ["section"]=> string(51) "vritet-kryebashkiaku-2-ore-pasi-mori-detyren-147258" }