Vritet me armë zjarri 28-vjeçari te 'Astiri', autorët e thirrën jashtë lokalit (EMRI)

Publikuar tek: aktualitet, më 21:20 20-01-2020 Vritet me armë zjarri 28-vjeçari te 'Astiri', autorët e thirrën jashtë lokalit (EMRI) Foto nga vendi i ngjarjes

Një person është vrarë me armë zjarri pranë një lokali te zona e “Astirit” në Tiranë.

Nga të dhënat paraprake, ngjarja e rëndë ka ndodhur në një nga lokalet e shumta në zonën e “Astirit” të “Unaza e Re”.Viktima është Vilson Tafçiu, 28-vjeç, raporton Newsbomb.al.

28-vjeçari ndodhej i shoqëruar nga dy femra në një nga lokalet e zonës, kur autorët e kanë thirrur në ambientet jashtë dhe më pas e kanë qëlluar rreth 3-4 herë me armë zjarri.

Forca të shumta policie kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.

Informacion paraprak nga policia:

Rreth orës 20.45, në Astir, në një rrugicë, në afërsi të një lokali, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi V.T, rreth 28 vjeç, i cili më pas ka gjetur vdekjen.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilat kanë bërë rrethimin e zonës në një perimetër të gjerë.

Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore si dhe vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, grumbullimin dhe fiksimin e çdo prove që do çojë në zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe arrestimin e autorëve.

Foto nga vendi i ngjarjes:

fgdfgdfgdfg.jpg

fghfgrhfh5hj.jpg

dfghdfhehe5rh.jpg

fghrthr45j5j.jpg

dfgdegfdetrhj45rh45rj.jpg

dfhdhdehj45rj45rj.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.3390748500824
array(1) { ["section"]=> string(87) "vritet-me-arme-zjarri-28-vjecari-te-astiri-autoret-e-thirren-jashte-lokalit-emri-192644" }