Vritet me armë zjarri gazetari i famshëm meksikan Javier Valdez

Publikuar tek: bota, më 20:37 15-05-2017 Vritet me armë zjarri gazetari i famshëm meksikan Javier Valdez

Javier Valdez, gazetari dhe shkrimtari i famshëm meksikan është qëlluar për vdekje me armë zjarri pak metra larg zyrave të gazetës ku punonte prej vitesh.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin Culiacán të shtetit Sinaloa në Meksikë.

Gazetari Jesús Javier Valdéz Cárdenas punonte për gazetën lokale Rio Doce të cilën e kishte themeluar vetë si dhe ishte korrespodent për La Jornada.

tyui6t7i67irrr.jpg

Valdez është autor i librit Narcoperiodismo, ku ai tregon histori të gazetarëve të cilët kanë qenë viktima të krimit.

Sipas autoriteteve lokale, Valdez po ecte përgjatë bulevardit Riva Palacio kur persona të paidentifikuar në një makinë të kuqe e qëlluan atë për vdekje me armë zjarri.

rt5r6u6ui6oykigf.jpg

Trupi i pajetë shihet i shtrirë në tokë pak metra larg gazetës ku punonte. /Newsbomb.al

yju657i6io67i6u8kol.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 13 vjeçarja vetëvaret në dhomën e saj, letra që mbante në dorë kishte një mesazh rrënqethës
Pastori tenton të ecë në ujë si Jezusi, e hanë krokodilat »
Article Logic
Execution time: 0.011768102645874
array(1) { ["section"]=> string(69) "vritet-me-arme-zjarri-gazetari-i-famshem-meksikan-javier-valdez-78732" }