Vritet me armë zjarri lideri i serbëve në Kosovë, Oliver Ivanoviç

Publikuar tek: barometri, më 08:20 17-01-2018 Vritet me armë zjarri lideri i serbëve në Kosovë, Oliver Ivanoviç

Vritet me armë zjarri  Oliver Ivanoviç, lideri i partisë serbe në Kosovë, "Liria, Demokracia, Drejtësia" (SDP).

Ivanoviç është vrarë mëngjesin e sotëm rreth orës 08:15 pranë zyrës së tij në Mitrovicë.

Ndërsa lajmin e vdekjes e ka konfirmuar Ksenija Bozhoviq nga SDP. Policia ende nuk ka dhënë asnjë detaj për këtë vrasje. 

Mediat kosovare shkruajnë se lideri ka marrë 3 plumba në trup dhe ka ndërruar jetë në spitalin e Mitrovicës.  Ivanoviç është gjykuar për disa krime në veri të Mitrovicës. 

Kujtojmë se ky nuk ishte sulmi i parë ndaj tij. Në vitin 2017 atij iu dogj makina në qendër të qytetit verior. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0074059963226318
array(1) { ["section"]=> string(71) "vritet-me-arme-zjarri-lideri-i-serbeve-ne-kosove-oliver-ivanovic-106847" }