Vritet me dron Hamza Bin Laden, djali i liderit terrorist Osama Bin Laden, por SHBA nuk jep më shumë informacion

Publikuar tek: bota, më 12:20 01-08-2019 Vritet me dron Hamza Bin Laden, djali i liderit terrorist Osama Bin Laden, por SHBA nuk jep më shumë informacion

Hamza Bin Laden, djali i liderit të Al Qaeda Osama Bin Laden vdiq pas një sulmi ajror, raportohet nga media në SHBA, duke cituar shërbime të inteligjencës.

Vendi dhe data e vrasjes së tij nuk janë raportuar. Pentagoni nuk ka bërë asnjë koment. Bin Laden, mendohet se ka qenë në moshën 30 vjecare, kishte postuar një video mesazh duke bërë thirrje për sulme ndaj SHBA dhe vendeve të tjera. Që nga shkurti i këtij viti, qeveria e SHBA ofroi 1 milionë dollar për informacione për kapjen e tij.

Vdekja e tij është raportuar nga agjenci të rëndësishme mediatike në SHBA, duke përfshirë New York Times dhe CNN.

Si presidenti Donald Trump ashtu edhe shtëpia e Bardhë refuzuan të komentojnë për vrasjen e djalit të Bin Laden. Nuk ka pasur asnjë konfirmim edhe nga Al Qaeda për këtë vrasje. Mbështetës të grupit islamik janë duke pritur një lajmërim nga liderët e tyre.

Hamza Bin laden zyrtarisht ishte vendosur në listën e një terroristi botëror dy vite më parë. Ai ishte parë si pasues i të atit. Besohej se ai ishte nën arrest shtëpie në Iran, ndërkohë që raportime të tjera thoshin se mund të ishte i vendosur në kufirin Afgano-Pakistanez. Departamenti i Shtetit bën të ditur se Bin laden ishte martuar me vajzën e Abdullah Ahmed Abdullah, ose Abu Muhammad al Masri që është akuzuar për përfshirjen në bombardimin në 1998 të ambasadave të SHBA në Tanzani dhe Kenia.

Në 2011, forcat special të SHBA vranë babain e tij, Osama, në një godinë në Abbottabad, Pakistan. Ai kishte lejuar sulmin e SHBA në 11 shtator 2001 ku u vranë 3000 amerikanë.

Departamenti i Shtetit thotë se dokumentat provojnë se djali i tij, Hamza, po merrte pozicionin e të atit.

Hamza-bin-Laden-880x559.jpg

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01082706451416
array(1) { ["section"]=> string(117) "vritet-me-dron-hamza-bin-laden-djali-i-liderit-terrorist-osama-bin-laden-por-shba-nuk-jep-me-shume-informacion-174036" }