Vritet me thikë shefi i policisë në Paris, Hollande: Akt terrorist

Publikuar tek: bota, më 10:20 14-06-2016 Vritet me thikë shefi i policisë në Paris, Hollande: Akt terrorist

Një akt terrorist është shënuar orët e fundit në Paris e cila ka tronditur të gjithë Francën.

Sipas ‘BBC’ një person i dyshuar për lidhje me shtetin Isalamik ka qëlluar me thikë 9 herë mbi një shef policie në Paris. 

I dyshuari si terrorist e ka qëlluar 42-vjeçarin në oborrin e shtëpisë së tij duke lënë të vdekur Jean­Baptiste Salvaing.

Presidenti francez, Francois Hollande, ka thirrur një takim të jashtëzakonshëm në pallatin Elysse për të diskutuar për këtë ngjarje, dhe e ka cilësuar akt terrorist ngjarjen e cila ndodh në një kohë kur në Francë po mbahet Europiani.

Viktimë e sulmit mbeti gjithashtu edhe bashkëshortja e shefit të policisë, pasi autori mori peng gruan dhe djalin 3 ­vjeçar të shefit të policisë duke qëndruar për 3 orë brenda në shtëpi. Policia arriti të shpëtojë djalin, por jo edhe gruan.

policia bën me dije se dëshmitarët thanë se agresori kishte bërtitur “Allahu akbar” para se të vriste shefin e policisë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Fillon operacioni në zemër i Silvio Berluskonit, e dashura shpërthen në lot
Gazetari gjerman: Do ta quaj djalin Shkodran »
Article Logic
Execution time: 0.010277986526489
array(1) { ["section"]=> string(70) "vritet-me-thike-shefi-i-policise-ne-paris-hollande-akt-terrorist-43448" }