Vritet me thikë te hyrja e pallatit 19-vjeçari Ëngjëll Smerqaku, fqinjët: Ishte djalë i mirë...

Publikuar tek: rajon, më 21:55 23-10-2020 Vritet me thikë te hyrja e pallatit 19-vjeçari Ëngjëll Smerqaku, fqinjët: Ishte djalë i mirë... Hyrja e pallatit

Një 19-vjeçar vdiq sot pasi u qëllua katër herë me thikë para banesës së tij në Gjilan.

Engjëll Smerqaku momentin që u qëllua ishte duke ardhur nga puna për në shtëpi, njoftojnë mediat fqinje. I riu nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra, dhe si pasojë vdiq rrugës për në spital.

“Ka qenë ora 12:00. E ëma e djalit ka kërkuar ndihmë nga ne. Djali ka qenë i shtrirë të hyrja dhe ne kemi filluar t’i japim ndihmë. Derisa kemi dashur ta fusim në veturë ka ardhur ambulanca”, tregon fqinja e të ndjerit.

I riu fillimisht është dërguar në Spitalin Rajonal të Gjilanit, pastaj është transferuar në QKUK, por gjatë rrugës ka ndërruar jetë.  

Policia dhe Prokuroria e Gjilanit thanë se janë në kërkim të autorëve të ngjarjes dhe ende nuk dihen motivet e vrasjes së të riut.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kokainë nga Holanda në Itali, përfundon gjykimi për shqiptarët, ja sa vite burg u dënuan
Guvernatori vendosi mbylljen e rajonit të Campanias, napoletanët vërshojnë në rrugë, KAOS TOTAL dhe PËRLESHJE ME POLICINË (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.0091891288757324
array(1) { ["section"]=> string(97) "vritet-me-thike-te-hyrja-e-pallatit-19-vjecari-engjell-smerqaku-fqinjet-ishte-djale-i-mire-224931" }