Vritet në Jemen terroristi Nasser al-Wuhayshi, ish-sekretari i Osama Bin Laden

Publikuar tek: bota, më 08:47 16-06-2015 Vritet në Jemen terroristi Nasser al-Wuhayshi, ish-sekretari i Osama Bin Laden Nasser al-Wuhaysh

Vritet në Jemen lideri i Al-Qaeda në Gadishullin Arabik,  Nasser al-Wuhayshi. Ai vra gjatë një sulmi me avion bombardues amerikan në Jemen, konfirmon grupi xhihadist.

Al-Qaeda konfirmoi vdekjen e tij, nëpërmjet një njoftimi në një video online të grupit AQAP. Më herët grupi i lajmeve në Jemen ''al-Masdar Online'' raportoi se al-Wuhayshi u vra të premten e kaluar në një sulm në provincën Hadramawt.

Al-Wuhayshi shihej nga grupi i tij si komandanti i dytë  Al-Qaeda dhe ishte një ish-sekretar privat i  Osama Bin Laden. Pentagoni ndërkohë nuk ka bërë asnjë koment për këtë. Departamenti Amerikan i Shtetit ofroi 10 milionë dollarë për këdo që do ndihmonte për ta kapur të gjallë ish-sekretarin e Osama Bin Ladenit. Sipas amerikanëve al-Wuhayshi  "ishte përgjegjës për konfirmimin e targeteve, rekrutimin e anëtarëve të rinj, alokimin e burimeve për trajnim dhe planifikimin e sulmeve dhe dhënien e detyrave te të tjerët për të realizuar sulmet’’. Terroristi i vrarë sot u bë kreu i AQAP kur dega e Jemenit dhe ajo saudite e Al-Qaeda u bashkuan në 2009.

Dje u vra edhe një tjetër terrorist në Libi nga forcat amerikane, Mokhtar Belmokhtar, i cili urdhëroi sulmin në një gazsjellës dy vjet më parë në Algjeri.

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010425090789795
array(1) { ["section"]=> string(83) "vritet-ne-jemen-terroristi-nasser-al-wuhayshi-ish-sekretari-i-osama-bin-laden-13691" }