Vritet një tjetër shqiptar sot në Athinë, ‘thriller’ me vdekjen e tij

Publikuar tek: rajon, më 10:49 17-06-2019 Vritet një tjetër shqiptar sot në Athinë, ‘thriller’ me vdekjen e tij Ilustruese

Thriller "me vdekjen e një 51-vjeçari shqiptar në Athinë

Gjendet i vdekur 51-vjeçari shqiptar në periferi të Athinës në Koridallos.

Ai punonte si roje në një kompani transporti në rrugën Dervenakion. Sipas familjes shqiptari ishte viktimë e vjedhjes, autorët e lidhën atë dhe më pas e kanë goditur atë.

Viktima ne orën 2:40 të mëngjesit të sotëm kishte komunikuar edhe me vajzen e tij duke i thënë se kishte qene viktimë e vjedhjes. Vajza ka shkuar në vendin e ngjarrjes dhe e ka gjetur të atin të lidhur dhe të goditur, ka deklaruar në komisariatin e policisë vajza e tij.

51-vjeçari u dërgua me ambulancë në spital në Atiko ku më pas edhe vdiq.

Shkaqet e vdekjes pritet të qartësohen nga mjeku ligjor dhe autoritet vendore kanë marrë përsipër hetimin paraprak të rastit./ Shpëtim Zinxhira

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.11810898780823
array(1) { ["section"]=> string(73) "vritet-nje-tjeter-shqiptar-sot-ne-athine-thriller-me-vdekjen-e-tij-168523" }