Vritet shkaba në Kukës, ekspertët: Krim, nuk dinim as që ekzistonte në Shqipëri

Publikuar tek: foto-e-dites, më 09:12 01-04-2016 Vritet shkaba në Kukës, ekspertët: Krim, nuk dinim as që ekzistonte në Shqipëri

Vritet shkaba në Kukës, ekspertët: Krim, nuk dinim as që ekzistonte në Shqipëri

Një qytetar ka denoncuar e një shpendi duke thënë se ngjarja ka ndodhur përpara dy muajsh në Kukës.

“Është vrarë para 2 muajsh në një fshat të Kukësit. Nuk e di, nuk kam informacion nëse është shpend i rrallë, apo jo?! Gjithsesi me vjen keq kur shikoj kafshë të rralla që vriten nga gjuetia e pakontrolluar!”, shkruan denoncuesi, duke kërkuar ruajtjen e anonimatit.

Vrasja e kafshëve të rralla që ndodhen në vendin tonë, vazhdon të jetë një fenomen shqetësues dhe deri më tani nuk ka asnjë të arrestuar.

Ekspertët, thanë se bëhet fjalë për një shkabë, e cila është në zhdukje në të gjithë botën. “Ne e dinim që shkabat nuk ekzistonin më në Shqipëri, pasi ishin zhdukur. Ardhja e saj këtu do të ishte një lajm shumë i gëzuar, por vrasja përbën një krim. Ndoshta ajo ka ardhur që të ndërtojë një fole ”, thanë ekspertët.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019251823425293
array(1) { ["section"]=> string(82) "vritet-shkaba-ne-kukes-ekspertet-krim-nuk-dinim-as-qe-ekzistonte-ne-shqiperi-36568" }