Vritet udhëheqësi i lartë u al-Kaidës, ishte në listën e Terroristëve më të Kërkuar

Publikuar tek: bota, më 11:35 25-10-2020 Vritet udhëheqësi i lartë u al-Kaidës, ishte në listën e Terroristëve më të Kërkuar

Udhëheqësi i lartë i al-Kaidës, Abu Muhsin al-Masri është vrarë nga forcat afgane, pasi ishte në listën e Byrosë Federale të Hetimit të Terroristëve më të Kërkuar.

 Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Drejtoria Kombëtare e Sigurisë e Afganistanit (NDS), lajmëroi për vdekjen e tij, por nuk dha detaje të hollësishme në lidhje me ngjarjen.

Lufta prej 19 vitesh mes talibanëve dhe qeverisë afgane pritet të marrë fund, ndërsa vazhdojnë bisedimet për paqe në Katar.

Al Masri është akuzuar nga SHBA-ja, se ka mbështetur me materiale një organizatë të huaj terroriste që synonte të vriste shtetasit e SHBA-së. Ai ka qenë komandanti i dytë i al-Kaidës dhe udhëheqësi suprem i organizatës në nënkontinentin Indian.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shtypi pesë gra me makinë, shqiptari vetëvritet në burg duke thithur gazin e bombulës së gatimit
“SOPRANOT”, shkatërrohet banda SHQIPTARO-SIRIANE që mbillte drogë në SPANJË dhe e trafikonte në HOLANDË, 14 të ARRESTUAR (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.010506868362427
array(1) { ["section"]=> string(89) "vritet-udheheqesi-i-larte-u-al-kaides-ishte-ne-listen-e-terroristeve-me-te-kerkuar-225067" }