Vuan prej disa vitesh, Selena Gomez pranon publikisht sëmundjen

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 11:42 04-04-2020 Vuan prej disa vitesh, Selena Gomez pranon publikisht sëmundjen

 Këngëtarja e njohur Selena Gomez ka rrëfyer me anë të një videoje ‘live’ në ‘Instagram’ se së bashku me miken e saj Miley Cyrus është diagnostikuar me bipolaritet.

‘Kohët e fundit, unë shkova në një nga spitalet më të mira mendore në Amerikë, Spitalin McLean dhe mësova që pas kaq shumë vitesh duke kaluar shumë gjëra të ndryshme, isha bipolare’, është shprehur 27-vjeçarja.

Ky lajm i ka befasuar ndjekësit e Selenës, të cilët e kanë vlerësuar sinqeritetin e këngëtares.

Kujtojmë që më herët, kanë qenë të shumtë personazhet e njohur që kanë folur publikisht për diagnozën e bipolaritetit si Demi Lovato apo këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha.

selena-gomez-is-seen-at-z100-on-october-28-2019-in-new-york-news-photo-1576067420.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0093619823455811
array(1) { ["section"]=> string(69) "vuan-prej-disa-vitesh-selena-gomez-pranon-publikisht-semundjen-201302" }