Vuante 7 dënime të përjetshme, vdes vrasësi më famëkeq në botë

Publikuar tek: bota, më 09:19 27-10-2019 Vuante 7 dënime të përjetshme, vdes vrasësi më famëkeq në botë

Ivan Milat, vrasësi serial më famëkeq që vuante shtatë dënime të përjetshme, për vrasjen e shtatë personave, ka vdekur në moshën 74 vjeçare.

Ai vdiq nga kanceri në një spital të Sidneit herët të Dielën me kohën lokale. 

Në një deklaratë, Departamenti i Shërbimeve Korrektuese të NSW-së, njoftoi se Milat ndërroi jetë rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm.

Milat u arrestua në 1994 pas një prej hetimeve më të mëdha të policisë në historinë australiane, pasi shtatë trupa u zbuluan në varret të cekëta në Belanglo State Forest, në jug-perëndim të Sidneit, në vitet 1992 dhe 1993.

Viktimat e tij të vrasjes ishin tre gjermanë, dy britanikë dhe dy australianë. Të gjithë ishin të moshës midis 19 dhe 22 vjeç.

Ata ishin  të gjithë turistë që udhëtonin në jug përgjatë autostradës Hume afër Liverpoolit në perëndim të Sidneit, të cilët ishin zhdukur midis viteve 1989 dhe 1992.

Dokumentet e gjykatës thonë se të gjithë, përveç njërit prej viktimave, i ishin nënshtruar “ndërhyrjes seksuale, para ose pas vdekjes”.

Milat, i cili u dënua në vitin 1996, por kurrë nuk pranoi në vrasjet. Sakaq, Policia tha që refuzimi i Milatit për të pranuar krimet e tij kishte penguar hetimet e mëtejshme mbi vrasjet dhe çështjet e tjera të pazgjidhura.

_107091412_9c0b4786-1a57-4f06-bf54-4e3852521b40.jpg

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013076066970825
array(1) { ["section"]=> string(68) "vuante-7-denime-te-perjetshme-vdes-vrasesi-me-famekeq-ne-bote-183658" }