Vuante nga zemra, ndahet nga jeta gazetari i njohur shqiptar

Publikuar tek: aktualitet, më 19:56 31-03-2018 Vuante nga zemra, ndahet nga jeta gazetari i njohur shqiptar Shuaip Mehmeti, gazetar

Ndahet nga jeta gazetari i njohur nga Saranda, Shuaip Mehmeti.

Mehmeti ka ndërruar jetë për shkak të problemeve me zemrën. Përveç gazetar, Shuaip Mehmeti ka qenë edhe mësimdhënës në shkolla e deri drejtues arsimi në Delvinë.

Unioni i gazetarëve shpreh ngushëllime familjarëve:

Perkunder deshires dhe pritshmerive te mia dhe tuaja, jam i shrrenguar te ndaj me ju lajmin e keq te ndarjes nga jeta te kolegut dhe mikut te perbashket ne rrugetimin me gazetarine, te Shuaip Mehmetit.

Me hidheroi pa mase ky lajm qe po ndaj me ju ne keto momente, pasi jane dekada me radhe qe Shuaipin, e patem ne radhet tona, me miresine, urtesine, devotshmerine dhe papertueshmerine e tij per te sherbyer, pervecse si mesimdhenes ne shkolla e deri si drejtues te arsimit ne Delvine, edhe si njeri te penes, te faktit dhe informacionit, duke e vene ate ne sherbim te komunitetit ne kete rajon.

Problemet e renduara sidomos kohet e fundit me zemren e tij, ia bene te pamundur vazhdimin e jetes qe Shuaipi e donte aq shume. Nje kontroll ne koronaret, sot, rezultoi fatal dhe jeta e tij ndali ketu.

I drejtojme edhe ne emrin e deges se Unionit te Gazetareve, ngushellimet tona familjareve, djalit, bashkeshottes Vali, djalit dhe vajzave te Shuaipit.

Qofte i lehte dheu per Shuaipin e tyre dhe tonin!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ME FOTO DHE EMRA/ Ja kush janë efektivët e policisë të plagosur, kuksianët godasin me gurë një kuksian
E rëndë, VDES shqiptari në Itali »
Article Logic
Execution time: 0.012682914733887
array(1) { ["section"]=> string(66) "vuante-nga-zemra-ndahet-nga-jeta-gazetari-i-njohur-shqiptar-115220" }