Vuante prej dy vitesh nga tumori në tru, vlonjatja përfundon me sukses operacionin në QSUT (EMRI)

Publikuar tek: aktualitet, më 10:20 11-09-2019 Vuante prej dy vitesh nga tumori në tru, vlonjatja përfundon me sukses operacionin në QSUT (EMRI)

Mereme Aliu, nga Novosela e Vlorës prej dy vitesh ka luftuar me tumorin në tru, por kryeministri Edi Rama na jep sot lajmin e mirë.

Kryeministri bën të ditur se Meremja, ka përfunduar me sukses operacionin është në tru, në pavionin e Neurokirurgjisë në QSUT.

Tashmë nëna e shtatë fëmijëve dhe gjyshja e pesë nipave e mbesave, është gati të kthehet në shtëpi.

“Pas dy vitesh të gjata në luftën për jetën, Mereme Aliu, nga Novosela e Vlorës, nënë e shtatë fëmijëve dhe gjyshe e pesë nipave e mbesave, është operuar nga një tumor në tru, në pavionin e Neurokirurgjisë në QSUT

Pas ndërhyrjes së vështirë e të suksesshme, 60-vjeçarja është gati të kthehet në shtëpinë e saj, pa asnjë rrezik më për jetën dhe asnjë cënim të funksioneve të organizmit

RESPEKT për Bluzat e Bardha”, shkruan Rama.

70421921_10156979166601523_7886994130935480320_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070409774780273
array(1) { ["section"]=> string(101) "vuante-prej-dy-vitesh-nga-tumori-ne-tru-vlonjatja-perfundon-me-sukses-operacionin-ne-qsut-emri-178043" }