Vuçiç akuzon Kurtin dhe Thaçin: Jeni mashtrues, regjistruat me telefon takimet e mbyllura

Publikuar tek: rajon, më 00:58 17-02-2020 Vuçiç akuzon Kurtin dhe Thaçin: Jeni mashtrues, regjistruat me telefon takimet e mbyllura Albin Kurti dhe Aleksander Vucic

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka akuzuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe Presidentin Hashim Thaçi se kanë regjistruar bisedat e bëra në takimet e mbyllura në Mynih.

Këto takime ishin mbajtur me rregullat e "Chatham House Rules", sipas të cilës bisedat e brendshme duhet të mbahen sekret për ata që janë jashtë dhe biseduesit duhet të ndihen të sigurtë të flasin atë që ata mendojnë, pa u shqetësuar se do të dalë në publik.

“Unë personalisht e pashë personin që ishte përgjegjës për regjistrimin e fjalimit të Thaçit, po ashtu edhe atij të Kurtit. Ata i bënë publike të gjitha për publikun… Ju përballeni me një mur të heshtur kur e dini se me çfarë mashtruesish ke punë në rajon” tha Vuçiç në Bruksel, në një darkë joformale të organizuar nga Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, për liderët e Ballkanit Perëndimorë.

“Unë nuk jam mashtrues, i cili është mësuar të mashtrojë europianët dhe gjithë të tjerët, askush nuk më filmoi, sepse unë veprova në parim me rregullat e shtëpisë. Nuk ka përgjigje po ashtu. Pse Albin Kurti heshti për të gjitha”, tha ai.

Presidenti Vuçiç u nervozua shumë pas fjalës së Albin Kurtit në këto takime, pasi Kurti u shpreh se ka ardhur koha që Serbia të çlirohet nga Kosova, sepse po bëhet një problem i madh.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0092589855194092
array(1) { ["section"]=> string(94) "vucic-akuzon-kurtin-dhe-thacin-jeni-mashtrues-regjistruat-me-telefon-takimet-e-mbyllura-195437" }