Vuçiç e quan Kurtin mashtrues, tregon arsyen se pse e mori dje vendimin për taksën 100%

Publikuar tek: rajon, më 16:46 28-02-2020 Vuçiç e quan Kurtin mashtrues, tregon arsyen se pse e mori dje vendimin për taksën 100% Vuçiç

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, e ka cilësuar të mirëllogaritur vendimin e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për heqjen graduale të taksës 100% ndaj eksporteve të Serbisë.

Vuçiç tha se ajo e djeshmja ishte “një lëvizje taktike nga ana e Albin Kurtit dhe ndodhi një ditë para nisjes së tij për në Washington.

“Një ditë përpara udhëtimit tim në Washington ai vendosi për taksën, në mënyrë që të mos e shtroja si problematikë atje”, ka thënë presidenti serb.

Vuçiç tha gjithashtu se i dërguari i presidentit Trump, Richard Grenell ka plotësisht të drejtë që e kundërshton vendimin e Kurtit për heqje të pjesshme të taksës.

I dërguari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell në një postim në 'Twitter', ka shkruar se “nuk i mbështet masat gjysmake të kryeministrit Kurti”.

“Pozicioni ynë është mjaft i qartë: Tarifat duhet të hiqen plotësisht. Kurti është duke bërë një gabim serioz dhe kjo i është bërë sot e qartë edhe presidentit Hashim Thaçi në Shtëpinë e Bardhë”, ka shkruar Grenell.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0066630840301514
array(1) { ["section"]=> string(92) "vucic-e-quan-kurtin-mashtrues-tregon-arsyen-se-pse-e-mori-dje-vendimin-per-taksen-100-196791" }