Vuçiç i ashpër me Prishtinën zyrtare: Shpikin tregime me vota të helmuara, do ketë pasoja katastrofale

Publikuar tek: rajon, më 13:52 14-10-2019 Vuçiç i ashpër me Prishtinën zyrtare: Shpikin tregime me vota të helmuara, do ketë pasoja katastrofale

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka deklaruar sot se është shumë i shqetësuar për situatën në Kosovë.

Ai ka theksuar se çdo përpjekje për të “shfuqizuar” Listën Serbe mund të ketë pasoja katastrofale për marrëdhëniet midis serbëve dhe shqiptarëve.

“Unë jam shumë i shqetësuar për situatën në Kosovë, veçanërisht në lidhje me përpjekjen e shqiptarëve për të marrë një vendim për shfuqizimin e Listës Serbe”.

Vuçiç tha se Lista Serbe mori 96 për qind të votave të serbëve të Kosovës në zgjedhje. Po ashtu lideri serb ka komentuar edhe çështjen e helmimit të zyrtarëve kosovarë gjatë procesit të numërimit të votave të ardhura nga Serbia.

“Tashmë ata nuk janë më të sigurt nëse janë helmuar. Ata nuk dinë çfarë të shpikin, por konstatojnë se Lista Serbe duhet të shfuqizohet. Kjo, do të ketë pasoja katastrofale për marrëdhëniet midis serbëve dhe shqiptarëve sepse serbët nuk do të jenë më në institucione. Dhe kur serbët nuk janë në institucione, ju e dini si do të duhet të mbrojnë lirinë dhe vatrën e tyre ”, tha Vuçiç.

Ndërkaq, mediat në Kosovë bëjnë me dije se ka arritur në 11 numri i personave të cilët janë ndodehen në qendrën spitalore të Prishtinës, pasi siç kanë thënë, kanë pasur reaksione alergjike pas kontaktit me zarfet me vota, të ardhura nga Serbia.

Për shkak të mungesës së rezultateve mjekësore, nuk dihet ende se si erdhi deri te paraqitjet e këtyre simptomave te këta persona.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0075030326843262
array(1) { ["section"]=> string(107) "vucic-i-ashper-me-prishtinen-zyrtare-shpikin-tregime-me-vota-te-helmuara-do-kete-pasoja-katastrofale-182006" }