Vuçiç i përgjigjet opozitës, antimiting më 19 prill

Publikuar tek: rajon, më 11:04 14-04-2019 Vuçiç i përgjigjet opozitës, antimiting më 19 prill

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se do të ftojë qytetarët për bashkim dhe unitet në një tubim në Beograd më 19 prill.

 Sipas tij uniteti është i nevojshëm pasi Serbinë e presin shumë probleme.

“Nuk nuk do të fshihemi më 19 prill. Nuk do të shëtisim nëpër rrugë, por do të qëndrojmë me një vend për të treguar se sa prej nesh jemi”, tha Vuçiç për televizionin Pink.

Opozita në Serbi ka ftuar për të shtunën marshin protestues kundër presidentit Vuçiç. Sipas opozitës, ky pritet të jetë marshi më i madh deri më tani.

Ndërkaq, Presidenti Vuçiq tha se Aleanca për Serbinë nuk ka 10 përqind të mbështetjes së qytetarëve.

“Para çdo fshati unë mund të mbledh më shumë njerëz”, tha Vuçiç duke komentuar pjesëmarrjen, në protestat e opozitës, që sipas tij është e ulët.

Kujtojmë se që prej dhjetorit të vitit të kaluar, në Serbi po mbahen protesta që kundërshtojnë, të ashtuquajturin, sundimin autokratik të Vuçiçit dhe kufizimit të lirisë së mediave.

Protestuesit po ashtu kanë shprehur zemërimin e tyre ndaj transmetuesve shtetëror RTS dhe RTV. Muajin e kaluar, një grup demostrueshish hyri në ndërtesën e RTS, duke kërkuar që t’iu lejohet që të lexojnë kërkesat e tyre në një transmetim direkt televiziv. Mirëpo,  policia i largoi ata nga televizioni publik.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0072710514068604
array(1) { ["section"]=> string(57) "vucic-i-pergjigjet-opozites-antimiting-me-19-prill-160381" }