Vuçiç i prerë për takimin në Bruksel: Do të kërkojmë ndërprerje urgjente të punimeve pranë Deçanit

Publikuar tek: rajon, më 17:01 15-08-2020 Vuçiç i prerë për takimin në Bruksel: Do të kërkojmë ndërprerje urgjente të punimeve pranë Deçanit Aleksander Vucic

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, njoftoi se Beogradi do të kërkojë “pezullim urgjent dhe të përhershëm të punimeve të ndërtimit në zonën e mbrojtur të Manastirit të Deçanit” nga përfaqësuesit e Prishtinës dhe ndërmjetësit evropianë në takimin e ardhshëm në Bruksel.

“Mbrojtja e trashëgimisë kulturore dhe fetare serbe në Kosovë është një prioritet i politikës sonë shtetërore, dhe ne jemi të gatshëm të formojmë një ekip të veçantë së bashku me Kishën Ortodokse Serbe për të mbrojtur shenjtorët tanë – trashëgiminë shpirtërore, kulturore dhe historike serbe dhe të krishterë. Unë pres që BE të bëjnë presion të fortë ndaj Prishtinës për të ndaluar fushatën e rrezikimit të faltoreve serbe në Kosovë dhe Metohi ”, tha Vuçiç.

Punimet e rrugës Deçan-Plavë, rrugë kjo që lidh rajonin e Dukagjinit me atë të Plavës dhe Gucisë, ka filluar në 2018.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës më 2016 kishte marrë vendim sipas të cilit i njihet e drejta e pronësisë Manastirit të Deçanit mbi 24 hektarë tokë, por ky vendim nuk është zbatuar asnjëherë nga ana e kësaj komune.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010584115982056
array(1) { ["section"]=> string(104) "vucic-i-prere-per-takimin-ne-bruksel-do-te-kerkojme-nderprerje-urgjente-te-punimeve-prane-decanit-217231" }