Vuçiç ia del, fiton zgjedhjet në Serbi

Publikuar tek: bota, më 07:12 25-04-2016 Vuçiç ia del, fiton zgjedhjet në Serbi

Aleksandër Vuçiç, kryeministri aktual i Serbisë ia del të fitojë zgjedhjet parlamentare. Para zgjedhjeve ai ua bëri të qartë serbëve: drejt BE-së dhe aleati kryesor Rusia.

Partia e Progresit të Vuçiç (SNS) fitoi zgjedhjet e treta parlamentare. Rezultatet paraprake tregojnë se ata kanë fituar rreth 56% të votave.

Qendra për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci, e rendit të parën Partinë e Vuçiçit, duke bërë që të fitojnë 177 deputetë në parlamentin me 250 të tillë. Partia e dytë renditet ajo e Ivica Daçiçit, Partia Socialiste e Serbisë që ka fituar 34 deputetë.

Kurse Partia Radikale Serbe e Vojsllav Sheshelit, që doli i pafajshëm nga Haga për krime lufte, ka fituar 22 deputetë. 17 deputetë I ka fituar Partia Social-Demokrate. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Spanjë, shkatërrohet banda shqiptaro-spanjolle, sekuestrohen 56 kg heroinë e 2 ton kanabis
Të shtëna me armë në shkollën në Francë, 2 të vdekur dhe një i plagosur (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.0098588466644287
array(1) { ["section"]=> string(43) "vucic-ia-del-fiton-zgjedhjet-ne-serbi-38587" }