Nesër do të mbahet në Shtëpinë e Bardhë takimi mes presidentit serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti.
Axhenda e takimit nuk është bërë ende me dije në terma specifikë, por është thënë se do të diskutohet për ndërveprime dhe projekte të përbashkëta ekonomike, me mbështetjen e SHBA-ve.
Ndërkaq ekzistojnë dhe zërat se në këtë takim mund të nënshkruhet një njohje reciproke mes vendeve të Ballkanit, pra që më në fund Serbia të njohë Kosovën.
Në media po qarkullojnë zëra të tjerë ku thuhet se po ushtrohet presion mbi presidentin Vuçiç që të firmosë dokumentin e njohjes së Kosovës. Në lidhje me këtë ka reaguar menjëherë i dërguari i posaçëm i Presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.
Shkurt dhe qartë, ai ka ripublikuar një postim të tillë në tëitter, ku thuhet se po ushtrohet presion mbi Vuçiç, dhe shkruan: Jo e vërtetë.