Vuçiç: Nëse nuk arrihet marrëveshja me Kosovën, na pret katastrofa

Publikuar tek: rajon, më 22:45 18-02-2019 Vuçiç: Nëse nuk arrihet marrëveshja me Kosovën, na pret katastrofa Presidenti serb Aleksandar Vuçiç

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se me përpjekjet e tij për arritjen e një marrëveshjeje me Kosovën, e cila mund të mos pëlqehet nga populli serb, synon të përmbushë një qëllim afatgjatë.

Marrëveshja duhet të arrihet, në rast të kundërt, do të përballemi me një katastrofë’, ka paralajmëruar presidenti serb. 

Vuçiç ka thënë se nëse Kosova heq taksën për produktet nga vendi i tij, Serbia ‘do të kthehej menjëherë në Bruksel’, për të vazhduar dialogun me Kosovën.

I pyetur se si e sheh deklaratën e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, se taksa do të hiqet vetëm pas arritjes së një marrëveshjeje përfundimtare mes dy vendeve, Vuçiç është shprehur: ‘Unë e kam konsideruar atë gjithmonë të papërgjegjshëm, por s’e kam ditur se është kaq i papërgjegjshëm’. 

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.033905982971191
array(1) { ["section"]=> string(71) "vucic-nese-nuk-arrihet-marreveshja-me-kosoven-na-pret-katastrofa-153325" }