Vuçiç nuk u lejua të hynte në Kosovë, BE kritika qeverisë: Mos i politizoni marrëveshjet

Publikuar tek: rajon, më 16:56 26-11-2020 Vuçiç nuk u lejua të hynte në Kosovë, BE kritika qeverisë: Mos i politizoni marrëveshjet Vucic nuk lejohet te hyje ne Kosove

Emisari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak,i ka dërguar një letër kreyministrit kosovar Avdullah Hoti, ku e kritikon për moslejimin e presidentit serb Vuçiç të hyjë në territorin e Kosovës.

Ai ka përmendur edhe kushtin që ministrja e Jashtme e Kosovës i vuri presidentit serb, ku i tha se pa kërkim falje për gjenocidin në vitet e 90-ta ndaj shqiptarëve, ai s’do të lejohet të hyjë në Kosovë.

Ndërkohë zëdhënësi i BE-së për Politikat e Jashtme dhe të Sigurisë, Peter Stano, i pyetur nga mediat kosovare ka thënë se pret që të gjitha marrëveshjet e arritura në dialog, të respektohen dhe zbatohen nga të dy palët.

“Si rregull i përgjithshëm, BE nuk komenton mbi bisedat dhe korrespondencën që zyrtarët tanë kanë me partnerët e tyre. As ne nuk komentojmë se çfarë raportojnë mediat për shkëmbime dhe komunikime të tilla.Lidhur me çështjen e vizitave, BE pret që të gjitha marrëveshjet e arritura në kuadrin e Dialogut të lehtësuar nga BE të respektohen dhe zbatohen, përfshirë lirinë e lëvizjes dhe vizitat zyrtare”, tha Stanos.

Bashkimi Europian i ka bërë thirrje Kosovës që të mos i politizojë marrëveshjet, pasi çdo paqartësi apo mosmarrëveshje duhet të zgjidhet. përmes dialogut

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « U gjet i pajetë me thikën e ngulur në trup, ja çfarë dyshon policia për vdekjen e 59-vjeçarit shqiptar
Plas sherri në burgun grek, 4 të dënuar masakrojnë me sende të forta 30 vjeçarin shqiptar »
Article Logic
Execution time: 0.010120153427124
array(1) { ["section"]=> string(93) "vucic-nuk-u-lejua-te-hynte-ne-kosove-be-kritika-qeverise-mos-i-politizoni-marreveshjet-229222" }