Vuçiç reagon për dorëheqjen e Haradinajt: Mashtrim politik për t’u bërë hero, nuk ka arsye për eufori

Publikuar tek: rajon, më 10:46 20-07-2019 Vuçiç reagon për dorëheqjen e Haradinajt: Mashtrim politik për t’u bërë hero, nuk ka arsye për eufori

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka reaguar për dorëheqjen e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt.

 Në një konferencë për shtyp, Vuçic e quajti këtë akt një mashtrim politik  dhe si i tillë nuk ka arsye për eufori.

Sipas Vuçiç, tashmë pozicioni i serbëve do të jetë edhe më i vështirë sesa sot, prandaj duhet të shohin faktet dhe pasojat që vijnë pas dorëheqjes.

‘Dorëheqja e Ramush Haradinajt është një mashtrim politik që ai mund të fitojë edhe më shumë popullaritet në të cilin ai bëhet një hero që lufton për një Kosovë dhe Metohi unike. Ne e kuptojmë që ka një lloj kënaqësie të serbëve për shkak të thirrjes së Ramush Haradinajt në Hagë, por nuk ka arsye për eufori. Duhet shohim të gjitha faktet dhe pasojat që vijnë pas aktit të dorëheqjes së Hardinajt. Pozicioni i serbëve do të jetë edhe më i vështirë se sa ishte sot’, u shpreh Vuçiç.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.008685827255249
array(1) { ["section"]=> string(106) "vucic-reagon-per-doreheqjen-e-haradinajt-mashtrim-politik-per-t-u-bere-hero-nuk-ka-arsye-per-eufori-172761" }