Vuçiç sulmon liderët e BE: Jam ngopur nga marrëzitë tuaja për njohjen e Kosovës. Mos ejani më

Publikuar tek: rajon, më 23:15 04-07-2020 Vuçiç sulmon liderët e BE: Jam ngopur nga marrëzitë tuaja për njohjen e Kosovës. Mos ejani më Presidenti i Serbisë Vuçiç

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç sulmon liderët e Bashkimit Europian, sepse asta sipas tij i kanë kërkuar të njohë Kosovën.

"Meqë pas 10 ditësh pres vizita të rëndësishme dhe bisedime me liderët më të lartë të Evropës, jam ngopur duke dëgjuar marrëzitë e tyre të ndryshme pasi thonë që ne vijmë të bisedojmë për njohjen reciproke. Mos ejani pasi unë nuk vij të flasim për këtë. U them edhe nënave dhe baballarëve të tyre politikë dhe këtyre fatkeqëve poshtë që s’dinë ç’të thonë”, është shprehur Vuçiç.

Në një aktivitet të zhvilluar me ushtarakë serbë, Vuçiç ka thënë se i intereson vetëm populli i tij.

“Standardet janë gjithmonë të ndryshme dhe jo vetëm të dyfishta, por të shumëfishta dhe jam i lodhur me këto. Ata mendojnë se unë dua lavdërime nga ca media idiote që thonë se unë jam De Gol dhe i mençur dhe që s’jam diktator i madh që do thonë më vonë nëse nuk jam i dëgjueshëm. Mua më intereson vetëm populli im”, shtoi Presidenti serb.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.018801212310791
array(1) { ["section"]=> string(98) "vucic-sulmon-lideret-e-be-jam-ngopur-nga-marrezite-tuaja-per-njohjen-e-kosoves-mos-ejani-me-212854" }