Vuçiç tregon përplasjen me Thaçin në Tiranë: I fola serbisht dhe i thashë telefono Amerikën, s’të jap asgjë

Publikuar tek: rajon, më 14:45 09-05-2019 Vuçiç tregon përplasjen me Thaçin në Tiranë: I fola serbisht dhe i thashë telefono Amerikën, s’të jap asgjë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka folur për situatën e sotme në Tiranë në kuadër të Samitit të Brdo-Brijonit, dhe përplasjen me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin.

Gazeta serbe 'Novosti’, shkruan se Vuçiç ka thënë se i ka bërë thirrje Ramës e Thaçit që të mbledhin mendjen sa i përket deklaratave për unifikimin e shqiptarëve.

“Unë iu thashë atyre, mblidhni mendjen, ju duhet t’i drejtoheni dialogut, sepse ky nuk është një teatër ku ju flisni për ëndrra rreth bashkimit kombëtar”, është shprehur ai.

Vuçiç ka deklaruar se i ka thënë Thaçit se 't’i mund të thërrasësh edhe presidenten kroate, e amerikanët, por problemin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë e zgjidhin vetëm serbët dhe shqiptarët'.

“ Unë iu thash, nuk ia vlen, ju mund të telefononi Kolina Grabar Kitaroviçin, Borut Pahorin e Andrej Dudën, dhe amerikanët, por pyetja është që këto janë vetëm raporte ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve, dhe ne duhet të zgjidhim këtë “, ka thënë kreu i shtetit serb.

 Ai shprehet më tej se nuk ka asnjë forcë që e detyron Serbinë që të veprojë në kundërshtim me vullnetin e popullit. Sipas kreut të shtetit serb, raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë janë duke hyrë në një fazë jashtëzakonisht të vështirë.

Lideri serb ka treguar po ashtu edhe përplasjenqë ka pasur me Thaçin, dhe thotë t’i ketë folur në gjuhën serbe.

“E pyeta edhe Thaçin: Çfarë po bën, a ke ardhur me ata amerikanët, a po të ndihmon dikush? Ia thash në gjuhën serbe. Ju nuk mund ta bëni një gjë të tillë, nuk mund ta bëni. Unë nuk do t’iu jap asgjë për të cilën keni folur, dhe çfarë do të bëjmë tani?”, është shprehur Vuçiç.

Po ashtu ai ka komentuar edhe për shtrëngimin e duarve me Hashim Thaçin, duke thënë se nuk ishte diçka zyrtare.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.034756183624268
array(1) { ["section"]=> string(112) "vucic-tregon-perplasjen-me-thacin-ne-tirane-i-fola-serbisht-dhe-i-thashe-telefono-ameriken-s-te-jap-asgje-163598" }