Vuçiç vazhdon fushatën kundër Kosovës: Nuk mund të hyjë në UNESCO, as tani e as vitin tjetër

Publikuar tek: rajon, më 23:25 13-11-2019 Vuçiç vazhdon fushatën kundër Kosovës: Nuk mund të hyjë në UNESCO, as tani e as vitin tjetër Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, vazhdon fushatën kundër Kosovës. Në një deklaratë për mediat sot, Vuçiç ka thënë se Kosova nuk do të fuhet në UNESCO as këtë vit dhe as tjetrin.

“Ne kemi krijuar kontakte të mira dhe është e vështirë që Kosova të bëhet anëtare e UNESCO-s, tani apo vitin tjetër”, është shprehur Vuçiç.

Më tej Vuçiç ka thënë se shtetet ndërkombëtare duan një rol mbizotërues në zgjidhjen e çështjes së Kosovës, ndërkohë që ka pohuar se “ne e kemi parë që edhe SHBA-të e duan atë në një farë mënyre, por ajo që unë nuk kam parë është thelbi.”

“Kur pyes gjithçka, dëgjoj akte të panumërta teknike nga të gjithë, por në thelb pak”, është shprehur Presidenti i Serbisë, për mediat vendase.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02909779548645
array(1) { ["section"]=> string(97) "vucic-vazhdon-fushaten-kunder-kosoves-nuk-mund-te-hyje-ne-unesco-as-tani-e-as-vitin-tjeter-185815" }