Vuçiç zbardh "misterin" e dronit: Ismaili shkaktoi incidentin diplomatik

Publikuar tek: aktualitet, më 12:44 27-05-2015 Vuçiç zbardh

Kryeministri serb ju ka qëndruar deklaratave se ngritja e dronit me flamurin shqiptar në Beograd ishte një akt i organizuar politikisht. Në konferencën e përbashkët për mediat me kryeministrin Rama , Vuçiç tha se Ismali është autor i ngritjes së dronit sëbashku me disa bashkëpunëtorë të tjerë.

"Nëse më lejoni unë do të japë përgjigjen e pyetjes së dytë . Ngritja e dronit me flamurin shqiptar ka qenë  keq për marrëdhëniet tona. Ishte i organizuar politikisht , nuk kishim një ngjarje kulturore. Unë e di emrin është zoti Ismail, mbiemri nuk e di. Kanë ardhur nga Italia tri ose katër ditë përpara mbajtjes së kësaj loje dhe kjo ka pasur qëllimin e vetë politik. Kjo tregoi se sa të brishta janë  marrëdhëniet dhe emocionet u treguan nga të dyja palët. Jam i bindur që kanë pasur qëllime të tjera dhe nuk ka pse prishen marrëdheniet” , ka deklaruar kryeministri serb.

Ndërsa Rama tha se, “S’dua të kthehem tek fluturaku thjesht besoj se për ne Shqipëria e Madhe ngaqë nuk është as vizion, as projket, as program nuk na bën përshtypje kur shfaqet qoftë dhe në atë formë që u shfaq në stadiumin e Beogradit . Ne po të kishshm parë një falamur të Serbisë së madhe do kishim qeshur të gjithë”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025707006454468
array(1) { ["section"]=> string(75) "vucic-zbardh-misterin-e-dronit-ismaili-shkaktoi-incidentin-diplomatik-12067" }